×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Mbrojtjes i jep miliona euro kompanisë private për ushqimin e FSK-së

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 9:56

    Në fund të këtij muaji, Ministria e Mbrojtjes ka arritur të kurorëzojë një kontratë e cila flet për miliona euro.


    Pjesëtaret e FSK-së do të furnizohen me ushqime të ndryshme për 3 vite radhazi nëpër të gjitha kuzhinat.

    E ky tender i është besuar operatorit ekonomik “Beni Dona Plast” SH.P.K.

    Për 3 vite, kompania në fjalë do të paguhet hiç më pak se 8.417.800,00 euro, shumë kjo aspak e vogël.

    “AK dëshiron të hy ne marrëdhënie kontraktuale me një kontraktore i cili do te ketë kapacitet teknik dhe profesional qe te ofroj shërbime te ushqimit qe përfshin ( furnizim me artikuj ushqimor, përgatitjen e këtyre artikujve ushqimor si dhe servimin e tyre). Shërbimet me ushqim do te bëhen ç’do dite sipas menysë se dhënë ne DT aneksi 1 (specifikimet teknike te detyrueshme ) dhe kërkesës se AK-se , gjithashtu shërbimet me ushqim sipas nevojës duhet te ofrohen edhe ne teren brenda territorit te Republikës se Kosovës AK do te ofroj te gjithë infrastrukturën qe posedon ( kuzhinat si dhe pajisjet kryesore qe nevojitën për përgatitjen e ushqimit ), kurse pajisje për transport te ushqimit ne teren, servisim te ushqimit tasnet për (servim) te ushqimit, pjatat, lugët, pirunët, thikat ,gotat si dhe ç’do pajisje tjetër e nevojshme qe duhet për tu servuar ushqimi sipas menysë se dhënë ne DT duhet te ofrohen nga OE i cili shpërblehet me kontratë”, thuhet në kontratën e publikuar nga prokurimi, transmeton Indeksonline.

    Ndryshe, vendi kryesor i realizimit të shërbimeve të ushqimit do të behet në të gjitha kuzhinat e FSK-së dhe sipas nevojës duhet te ofrohen edhe në teren brenda territorit te Republikës se Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!