×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 15:49
    Ministria e Shëndetësisë

    Ministria e Shëndetësisë edhe një herë i ka bërë thirrje gjatë ditës së sotme qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës kundër Covid-19, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një njoftim në Facebook, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se dozat përfocuese janë në dispozicion për qytetarët dhe ata mund të vaksinohen në njësinë më të afërt në komunën e tyre.

    Njoftimi:

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 49 raste të reja të COVID-19. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 236.

    U rikujtojmë qytetarëve se vaksina kundër COVID-19 mbetet mënyra më e mirë dhe efikase për të parandaluar rritjen e rasteve të reja, për të rivendosur imunitetin që mund të dobësohet me kalimin e kohës dhe për të evituar format e rëndë të sëmundjes.

    Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen me dozën e radhës dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

    Dozat përforcuese bivalente kundër COVID-19 janë në dispozicion dhe qytetarët mund të vaksinohen në njësinë më të afërt të vaksinimit në komunën e tyre.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!