Ministria e Shëndetësisë ka reaguar rreth “recetave” që kanë filluar të shpërndahen nëpër rrjetet sociale, gjoja për trajtimin e të prekurve nga COVID-19.
“Duke qenë që ‘recetat’ e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla”, thuhet në sqarimin e MSH-së, teksa qytetarëve u kërkohet që për çfarëdo shqetësimi të kontaktohen mjekët dhe të përcillen vetëm këshillat zyrtare.
Këto këshilla, si ka thënë ministria, publikohen prej saj, IKSHPK-së, profesionistëve kompetent shëndetësorë ashtu si edhe institucioneve kredibile dhe të konfirmuara.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.