×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim për qytetarët rreth vaksinimit

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 16:18

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se terminët për vaksinim tashmë mund t’i bëjnë edhe qytetarët mbi 55 vjeç.


    Siç bën të ditur ky dikaster, aplikimin mund ta bëjnë edhe personat me sëmundje kronike, punëtorët shëndetësorë, mësimdhënësit, Forcat e Sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës e zjarrfikësit.

    Njoftimi i MSh-së:

    Caktimi i terminit  për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) është i mundur për:

    •       Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare

    •       Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe

    •       Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit

    •       Qytetarët të cilëve i’u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

    Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!