Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me Komitetin Koordinues dhe Vlerësues për situatën epidemiologjike për Coronavirus, kanë përpiluar një plan të veprimit me atë së cilit kërkohen 10 milionë e 13 mijë e 253 euro, në mënyrë që institucionet e vendit të ballafaqohen në rast të shpërthimit të epidemisë.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia së bashku me Komitetin Koordinues dhe Vlerësues për situatën epidemiologjike për Coronavirus, kanë thënë se deri më tani pesë raste janë duke u testuar në Kosovë.
“Deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit Deri tani janë testuar 37 raste dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Vitia.
Ai tutje ka bërë të ditur se kanë përpiluar një plan të veprimit me atë së cilit kërkohen 10 milionë e 13 mijë e 253 euro, në mënyrë që institucionet e vendit të ballafaqohen në rast të shpërthimit të epidemisë.
Vitia tutje ka theksuar se plani është i detajuar dhe përfshinë të gjitha fazat e veprimin në lidhje me ballafaqimin me këtë situatë e krejt në fund parashihet edhe mbyllja e shkollave./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.