×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë nuk ka buxhet për terapinë e personave të prekur nga Fibroza Cistike

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 22:25

    Në Kosovë janë rreth 100 persona të diagnostikuar me Fibroze Cistike.


    Për të njëjtit nuk është se ofrohet mbështetje sa i përket terapisë.

    “Ministria i mbulon për aq sa është e mundur përmes buxhetit të saj dhe donatorëve, pacientët me sëmundje të rralla si rastet me morbus gausher, sklerozë multiple e fibrozë cistike”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për IndeksOnline.

    Ministria e Shëndetësisë thotë se pandemia e ka vështirësuar edhe më shumë furnizimin me terapi dhe se buxheti për barna është i pamjaftueshëm

    “Gjatë pandemisë ka pasur vështirësi në mbulim me terapi të këtyre terapive,  sepse një pjesë e terapisë sigurohet përmes donatorëve ndërkombëtarë, buxheti për barna nuk është i mjaftueshëm.

    Përgjithësisht trajtimi i sëmundjeve të rralla është mjaft i kushtueshëm, në ketë mes edhe i të prekurve me fibroze cistike”.

    Ndryshe, në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, personat e prekur nga fibroza cistike nuk mund të trajtohen me asnjë lloj medikamenti pasi lista esenciale e barnave nuk i përfshin këto medikamente dhe e njëjta nuk është ndryshuar tash e sa vite.

    Në 10 mijë fëmijë të lindur në botë, katër prej tyre lindin me Fibrozë Cistike

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!