Ministria e Shëndetësisë pranon 15 mijë rapid teste për Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 15 mijë teste rapide për Covid-19. Një gjë e tillë është bërë e ditur në një njoftim për media.


“Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel dhe udhëheqësin e BE-së në Kosovë, Riccardo Serri për ta pranuar donacionin e 15 mijë rapid testeve.

Në këtë takim, ministri Vitia u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme nga shtetet e BE-së, dhe potencoi rëndësinë e përshpejtimit të sigurimit të vaksinave”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën pesë persona ndërsa janë konfirmuar 327 raste të reja.