×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë: Situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurt

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 16:54

    Ministria e Shëndetësisë thotë se rastet me COVID-19 vazhdojnë të jenë në trend të njejtë. MSH thekson se teksa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të SARS-COV 2 (Covid-19), situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurtë.

    “Mesatarja aktuale 7-ditore e rasteve të reja është 15,42 raste/ditë, që është e njejtë me periudhën e mëparshme 7-ditore”, thuhet në postimin e MSH-së.

    Tutje, MSH thekson se vaksinimi është mënyra më e mirë për të ndihmuar në parandalimin e COVID-19, veçanërisht formave të rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

    “TË GJITHË duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor”, përfundon njoftimi i tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!