×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë tregon se cilat kategori janë në proces të vaksinimit

    Reporteri
    16 Qershor 2021 | 17:39

    Ministria e Shëndetësisë ka shpjeguar procesin e caktimit të terminëve për vaksinim kundër COVID-19 në platformën E-Kosova.


    Nga MSH kanë thënë se caktimi i terminit është në versionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare; personat me sëmundje kronike dhe qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësor; Mësimdhënës dhe Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK).

    Njoftimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Bashkëngjitur gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova.

    https://ekosova.rks-gov.net/

    Caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare; personat me sëmundje kronike dhe qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësor; Mësimdhënës dhe Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK).

    Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori në e qytetarëvë që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:

    Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;

    Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore;

    Punëtorët shëndetësor, mësimdhënësit, forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë) dhe kështu me me radhë.

    Këto kategori janë në proces të vaksinimit bazuar në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.

    Vërejtje: Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në eKosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

    Në vijim, hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:

    Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).

    I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

    Hapi 1

    Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

    Hapi 2

    Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

    Hapi 3

    Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

    Hapi 4

    Vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike. Zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

    Hapi 5

    Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

    II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë

    (Një person mund të caktojë termine për- deri në 5 persona të tjerë)

    Hapi 1

    Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

    Hapi 2

    Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

    Hapi 3

    Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

    Hapi 4

    Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

    Hapi 5

    Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

    Hapi 6

    Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

    INFORMATË SHTESË:

    Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:

    1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19

    2. Për informata rreth vaksinës

    3. Për informata rreth procesit të vaksinimit

    5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!