Autobusët urban dhe ndër-urban edhe zyrtarisht do të lejohen ta rifillojnë qarkullimin, pas një ndërprerje dy-mujore të aktivitetit, shkaku i pandemisë SARS-COV2.
Me fillimin e fazës së dytë është paraparë lehtësimi i disa masave dhe me këtë rast edhe fillimi i qarkullimit të linjave urbane dhe ndër-urbane, të cilat duhet t’i respektojnë disa masa.
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit përmes një vendimi ka lejuar edhe qarkullimin e linjave ndër-urbane. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Oda Ekonomike e Kosovës.
“Pas aktiviteteve të shumta, debateve e prononcimeve mediatike dhe takimeve të një pasnjëshme në Odën Ekonomike të Kosovës, sot para pak minutave pranuam edhe vendimin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor”, thuhet në një njoftim.
Ndërkohë në vendim parashihen edhe masat mbrojtëse që duhet t’i ndërmarrin kompanitë e transportit publik.
Ato duhet ta bëjnë dezinfektimin e hapësirës tri herë në ditë; të shfrytëzojnë 50 % të kapaciteteve të mjeteve duke respektuar distancën fizike; në një set ulësesh të mos e lejojnë më shumë se një person etj.
Kurse edhe udhëtarët duhet të kenë masa mbrojtëse.
Ky është vendimi i plotë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.