×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria italiane e Mbrojtjes ia gjen kosovarit Shpend Lila ushtarin me të cilin ishte fotografuar më 1999

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 10:05

    Shpend Lila, menaxheri i Qendrës Inovative Kosovare, për Ditën e Çlirimit, më 12 qershor, ka kërkuar ndihmë që të takojë një ushtar italian, me të cilin ishte fotografuar më 1999.


    Nuk vonoi dhe shteti italian ia plotësoi dëshirën kosovarit. Ushtari u gjet dhe shpejt do të vihet në kontakt me të.

    Këtë lajm e ka bërë të ditur ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

    “Duke iu falënderuar Ministrisë së Mbrojtjes gjetëm mikun e Shpend Lilës! Ne duam të bëjmë të njohura historitë e shumta të mrekullueshme të miqësisë gjatë muajve të rëndësishëm të çlirimit të #Kosovës dhe të partneritetit tonë të qëndrueshëm të sigurisë. Unë i ftoj të gjithë që të ndajnë tregimet dhe fotot e tyre … na ndiqni!”, ka shkruar Orlando.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!