Ministria e Kulturës ka marrë sot vendim për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë.
Ky vendim i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka nxitur edhe reagimin e të parit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili e ka cilësuar këtë vendim skandaloz, shkruan Reporteri.net.
Tahiri ka thënë se kjo është bërë në një procedurë super të shpejtë, brenda vetëm një dite dhe pa e njoftuar fare Komunën e Vushtrrisë, në kundërshtim me qëndrimet e Kuvendit të Komunës.
“SKANDALOZE
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, në një procedurë super të shpejtë, brenda 1 dite të vetme, pa e njoftuar fare Komunën e Vushtrrisë, në kundështim me qëndrimet e Kuvendit të Komunës, ka nxjerrë vendim të kundërligjshëm për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Qytetit për gastronomi???
Kalaja është trashigimi kulturore e qytetit të Vushtrrisë dhe nuk do të lejojmë që të bëhet restaurant”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1166874486843096
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.