×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 8:40

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivative për 24 orët e ardhshme.

    Siç njofton ministria, transmeton Express, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.

    “Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.75 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.69 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër”, njofton ministria.

    Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 12/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!