×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtesat prej 100 euro për sektorin privat, Ministria njofton se javën e ardhshme bëhet shqyrtimi dhe ekzekutimi i mjeteve

    Reporteri
    20 Maj 2022 | 11:32

    Ministria e Financave e Kosovës ka treguar se gjatë javës së ardhshme pritet të ekzekutohen 100 eurot e Qeverisë për sektorin privat.

    Me anë të një komunikate për media, ministria ka treguar se gjatë javës së ardhshme do të bëhet shqyrtimi i mbi 300 mijë aplikacioneve të punëtorëve të sektorit privat dhe më pas do të dalin edhe mjetet.

    Ndërkaq, sot është afati i fundit për të aplikuar për këtë masë.

    Njoftimi i plotë nga ministria e Financave:

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

    Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro.

    Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!