Zëvendëssekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, ka thënë se duhet të ketë një kod të etikës brenda institucioneve.
Rrjedhimisht kjo ministri sot ka marrë vendim që gjithë stafit civilë që punon aty t’i ndalohet shprehja e opinioneve politike në rrjete sociale.
“Është informatë qarkore brenda MRKS. Kemi shumë institucione vartëse dhe shumë aktivitete. Marrëdhënia jona me publikun ka të bëjë me përditshmëri. Që të mos kemi atakime, që mund të adresohen tek institucioni ynë është përcjell një qarkore lidhur me paanshmërinë e zyrtarëve publikë”, ka thënë Alaj, njofton Klan Kosova.
“Ata janë zyrtarë edhe jashtë orarit të punës dhe qëllimi është që shteti, Qeveria të ketë zyrtarë kredibilë që në rend të parë e kanë detyrën zyrtare dhe obligimet ligjore”.
“Nuk ka pasë tendence që ta ndalojmë dikujt që ta mbështes një parti politike. Nuk e cenon lirinë e shprehjes, por ofendimet që mund të adresohen në një subjekt apo person”.
Ai është shprehur se veprimi i sotëm është paralajmërim se deri në ç’masë mund të shkojnë punonjësit e ministrisë për të dhënë opinione politike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.