×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Albulena Haxhiu ka veç 1 mijë e 200 euro para të kursyera në bankë

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 17:00

    Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve në Kosovë.


    Pasurinë e ka deklaruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Sipas të dhënave të publikuar nga AKK, Haxhiu ka deklaruar një banesë e cila është në emër të bashkëshortit të saj, vlera e së cilës arrin 60 mijë euro, e po ashtu disa ari tokë, vlera e tyre është 15 mijë euro, transmeton Telegrafi.

    Te pasuria e luajtshme, Haxhiu ka deklaruar një veturë, e cila është e përbashkët me bashkëshortin e saj, vlera e së cilës arrin në 9 mijë e 700 euro.

    Kurse, para të gatshme, Haxhiu thotë se ka 1,198.00.

    Pasurinë e plotë të deklaruar të ministres Haxhiu mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

    Ministrja e Drejtësisë, ka edhe disa detyrime financiare ndaj personave juridik dhe fizik, gjithsej rreth 26 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!