×
  • Lajme
  • Lajme / Përmend edhe Kosovën

    Ministrja austriake: Zgjerimi duhet të jetë top-prioritet i BE-së, iu detyrohemi partnerëve të Ballkanit Perëndimor

    Reporteri
    29 Mars 2025 | 17:13

    Ministrja austriake për Integrimet Evropiane, Claudia Plakolm, ka thënë se e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor është në BE.

    Plakolm ka thënë se zgjerimi i BE-së, veçanërisht për Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet një top-prioritet për Bashkimin Evropian.

    “Ne i detyrohemi partnerëve tanë, disa prej të cilëve kanë pritur kaq gjatë, të ofrojmë një perspektivë të qartë dhe të besueshme”, ka shkruar ajo.

    Ky qëndrim i ministres austriake vjen pasi ajo gjatë dy javëve të fundit ka pasur rastin që të flasë me qeveritarë të shteteve të rajonit, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!