Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është deklaruar sërish rreth ‘avullimit’ të dy milionë eurove nga Thesari i shtetit.
Ajo nëpërmjet një postimi në facebook, ka kërkuar që të verifikohet pastërtia e secilit zyrtarë me pozitë të ndjsheme në Ministrinë e Financave.
Ajo është shprehur se kushdo që vjedh – qoftë edhe një euro – duhet të përfundojë në burg dhe të japë llogari para ligjit, para popullit dhe para Zotit.
“E sqarova edhe sot në konferencën për media se katër transaksione të dyshimta kanë ndodhur në Thesarin e Republikës. Njëri nga të dyshuarit për këto transaksione është arrestuar. Dy tjetër janë në arrati. Të gjitha institucionet janë vënë në ndjekje të keqpërdoruesve. Rasti do të zbardhet dhe besoj se organet e hetuesisë dhe drejtësisë do t’i dënojnë me dënime kapitale kushdo që është i përfshirë në këtë rast”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka thënë se pas zhdukjes së dy milionë eurove po mendon vetëm për luftimin e hajnavem pavarësisht se kush janë ata.
“Në këtë situatë po e mendoj vetëm një opsion: LUFTIMIN E HAJNAVE, KUDOQOFSHIN, KUSHDOQOFSHIN dhe të KUJDOQFOSHIN. Do të kërkoj të verifikohet edhe një herë pastërtia e secilit zyrtar me pozitë të ndjeshme në Ministrinë e Financave”, ka shtuar ministrja Bajrami./Reporteri.net
https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1765929556889151
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.