Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot do të raportojë para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
Mbledhja e këtij komisioni mbahet sot në ora 13:00 në një nga sallat e Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu gjatë ditës së sotme, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N2. (Afër “Valoni Petrol” në Veternik, ora 10:30)
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Dr. Ilirjana Bajraktari, eksperte e sistemeve dhe politikave shëndetësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.