×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Dumoshi vendos lule te varri i Fadil Vokrrit: Ai është i pavdekshëm

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 9:55

    Ministrja e Sportit, Vlora Dumoshi, ka vendosur kurorë lulesh mbi varrin e ish Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në dyvjetorin e shkuarjes së tij në amshim.


    Ajo ka thënë para mediave se kontributi i Vokrrit është i jashtëzakonshëm, transmeton Klan Kosova.

    “Sot në dyvjetorin e vdekjes së legjendës kemi ardh ta bëjmë nderimin për të, ka qenë njeri shumë i madh ku ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin në Kosovës në faza të ndryshme të jetës – sidomos në pjesën e fundit ku arritur që futbollin e Kosovës ta anëtarësojë në FIFA dhe UEFA”, është shprehur Dumoshi.

    “Fadil Vokrrin do ta respektojnë gjenerata e gjenerata që do të vinë. Me kontributin e tij, ai është i pavdekshëm”.

    “Kontributi i tij është i jashtëzakonshëm dhe ne do ta mbështesim amanetin e tij që sportin ta dërgojmë përpara. Sot në orën 13:00 në stadiumin e Prishtinës do prezanoeht buceta për shtatoren e tij që do të përfundojë sivjet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!