Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për reformën e thellë në Sistemin Prokurorial.
Duke folur rreth kësaj, ajo tha se Gjykata dhe Prokuroria e hedhin fajin të njëra-tjetra.
Tutje, ministrja tha se tek ne burgosen ata që vjedhin pula e biçkleta, jo ata që pasurohen jashtëligjshëm në kurriz të qytetarëve.
“Sistemi prokurorial do të funksionte goxha mirë kur do ta kishte një trup të fuqishme që nuk lejon shkelje nga prokurorët dhe që vepron ndaj atyre të cilët nuk e kryejnë punën qysh duhet. Për mu janë problem serioz parashkrimet që bëhen. Sot ishte një organizim i shoqërisë civile për rastet më të mëdha të korrupsionit kemi parashkrimeve të rasteve. Tash Gjykata hedh fajin te Prokuroria, Prokuroria te Gjykata, mirëpo duhet veprime për ta adresuar këtë problem.
A e kemi na naj rast të një profili të lartë që është duke vuajtur dënimin me burgim për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Asnjë, mu nuk më kujtohet. Kemi ata që vjedhin pula ose biçikleta, ishte një rast në Podujevë. Ndaj këtyre janë shumë të ashpër. Pse su bënë të ashpër edhe ndaj këtyre që kanë kriju pasuri të pajustifikueshme në kurriz të qytetarëve. Synojmë të krijojmë balanc, llogaridhënie, transparencë, efikasitet“, u shpreh ajo në ATV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.