Një ministre e Qeverisë Kurti ka të kursyera në banka mbi 200 mijë euro. Bëhet fjalë për Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin.
Tek patundshmëritë, Rizvanolli ka deklaruar vetëm një banesë me sipërfaqe 91.80 metra katrorë.
Për banesën që e ka vlerësuar 75 mijë euro, Ministrja ka thënë se i është dhuruar nga prindërit në vitin 2015.
Një vit më pas, Rizvanolli ka blerë një veturë në vlerë 18 mijë euro. Lloji i veturës që ka deklaruar Ministrja është Renault Kadjar.
Në banka ka deklaruar se ka mbi 200 mijë euro, derisa bashkëshorti i saj ka të kursyera gati 12 mijë euro.
Asnjëri prej tyre s’kanë detyrime financiare ndaj bankave.
Të hyrat vjetore të Rizvanollit sillen rreth 26 mijë euro. Këto para ajo i merr nga paga si ministre, paga si ligjëruese në një kolegj privat, mëditje nga konsulenca, mëditje për pjesëmarrje në bord të hyra nga interesi në kursime dhe mëditje nga Ministria.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj merr afër 8 mijë euro si pagë nga një kolegj privat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.