×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja e Financave ia huqë keq me shifrat, nuk dallon milionin me mijëshe

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 16:54

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar shumat të cilat do t’i përfitojnë Ministritë e Qeverisë së Kosovës nga fondi për Rimëkëmbje Ekonomike.


    Por ajo çka vërehet në këtë postim është huqja e madhe e ministres Bajrami me shifrat, shkruan Reporteri.net.

    Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, Bajrami thotë se është vetëm 365 mijë euro, prej të cilave 137 mijë janë ndarë për masat e pakos fiskale emergjente.

     

    Por, profesoresha e Ekonomisë për REL kohë më parë pati deklaruar se deri më tani janë shpenzuar 80 milionë euro nga pakoja emergjente fiskale.

    Po ashtu sipas saj, vetëm 5 mijë euro do t’i ndahen fushës së arsimit dhe shkencës, ndërsa 10 mijë euro do t’u ndahen Komunave të Kosovës.

    Kryeministri Avdullah Hoti, sot njoftoi se në mbledhjen e Qeverisë janë ndarë 87 milionë euro për biznese dhe qytetarë, por njëjtë nuk thotë edhe Hykmete Bajrami, shkruan Reporteri.net.

    “Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës kemi ndarë edhe 87,000.00 Euro në funksion të zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për financimin e masave si në vijim:” ka shkruar ajo në Facebook.

    Ky është postimi i plotë i ministres Bajrami pa ndërhyrje:

    Nga fondi prej 365,000.00 euro i Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, deri më tani janë ekzekutuar 137,000.00 Euro për masat e pakos fiskale emergjente.

    Janë ndarë poashtu 5,000.00 për fushën e arsimit dhe shkencës si dhe 10,000.00 euro për Komunat e Republikës së Kosovës.

    Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës kemi ndarë edhe 87,000.00 Euro në funksion të zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për financimin e masave si në vijim:

    Për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë ndarë gjashtëdhjetë milionë euro (60,000,000 €) për subvencionimin e linjës së pagave për bizneset aktive, bazuar në numrin e të punësuarve.

    Për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale janë ndarë shtatë milionë e pesëqind mijë euro (7,500,000 €) për dyfishimin e pagesës së skemës së asistencës sociale për periudhën tetor-dhjetor 2020. Kjo pagesë realizohet në baza mujore së bashku me pagesën e rregullt të kësaj skeme sociale.

    Për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural janë ndarë dymbëdhjetë milionë euro (12,000,000 €) për dyfishimin e shumës së subvencioneve, krahasuar me 2019, për secilën kulturë/masë, sipas kritereve dhe procedurave të Programit për Pagesat Direkte për vitin 2020 dhe udhëzimit administrativ (MBPZHR) Nr. 03/2020 për Pagesat Direkte në Bujqësi për vitin 2020.

    Për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë ndarë një milion euro (1,000,000 €) për mbështetjen e sektorit privat në fusha specifike.

    Për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit janë ndarë një milion euro (1,000,000 €) për mbështetjen e ndërmarrjeve publike.

    Për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve janë ndarë dy milionë e pesëqind mijë euro (2,500,000 €) për përkrahjen e kulturës, rinisë dhe sportit.

    Për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal janë ndarë një milion euro (1,000,000 €) për zhvillim të balancuar rajonal.

    Për Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Komunitete), ndahen një milion euro (1,000,000 €) për mbështetjen e projekteve ekonomike të pjesëtarëve të komuniteteve.

    Për Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit janë ndarë një milion euro (1,000,000 €) për fuqizimin ekonomik të grave.

    /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!