Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëria Nagavci, në deklarimin e pasurisë së saj ka bërë të ditur se posedon një banesë me sipërfaqe prej 84 metra katrorë, që kap vlerën e 70 mijë eurove.
Ministrja Nagavci po ashtu në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se ka një veturë që thotë se e ka blerë me kredi, si dhe e njëjta kushton 18 mijë euro.
Tutje, Nagavci ka thënë se ka mbi 2 mijë euro para të gatshme në institucione financiare.
Ndërsa sa i përket detyrimeve financiare, Nagavci e VV-së ka njoftuar se i ka dy kredi, një për blerjen e veturës dhe tjetra për blerjen e banesës, që kapin vlerën e 61 mijë e 900 eurove.
Ajo po ashtu ka deklaruar mbi 31 mijë euro të hyra vjetore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.