I sapo zgjedhuri anëtar i i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, është parë në shoqërinë e Ministres së Qeverisë Kurti, Rozeta Hajdari.
Bashkim Nurboja, i cili në të kaluarën ishte edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet dhe kryetar të Pejës, është zgjedhur anëtar joekzekutiv i bordit të BQK-së ditën e djeshme me 51 vota në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin për zgjedhjen e Nurbojës e kumtoi Salih Zyba pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje nga komisioni Ad Hoc.
“Në votim kanë marrë pjesë 86 deputetë. Të pavlefshme janë pesë fletëvotime. Bashkim Nurboja ka fituar 51 vota, Bedri Peci 12 vota, Butë Dedaj 11 vota, Kosovare Ukshini 2 vota, Mimoza Mustafa pesë vota. Konstatojmë se sipas këtij rezultati Bashkim Nurboja ka fituar votat e mjaftueshme”, ka njoftuar Zyba.
Gazeta Insajderi ka siguruar një fotografi, ku shihet Bashkim Nurboja në shoqërinë e Ministres Rozeta Hajdari.
Kujtojmë që Albin Kurti, sa ishte kryeministër në detyrë kishte emëruar Bashkim Nurbojën, si zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal në prillin e vitit të kaluar.
Kujtojmë se ka më shumë se një vit që BQK-ja ka mbetur pa Bord funksional në mungesë të kuorumit. Banka Qendrore e Kosovës për këto pozita kishte shpallur dy konkurse.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.