Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në Washington.
Ajo ka thënë se futja në “Mini-Shengen” nuk do ta dëmtojë Kosovën.
Bajrami ka thënë se “Mini-Shengeni” është vetëm iniciativë dhe Kosova nuk ka hequr dorë në Uashingon nga tarifat doganore.
“Kryeministri Hoti nuk ka heshtur në asnjë deklaratë për njohje reciproke. Kushdo që ka menduar që në Shtëpinë e Bardhë do të bëhet njohja reciproke, ka qenë gabim. Hoti e ka kthyer Kosovën në Shtëpinë e Bardhë pas një kohe shumë të gjatë”, ka thënë ajo në KTV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.