×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Gërvalla nuk e zbaton ligjin, s’e kthen në punë ish-konsullin që kërkoi anulimin e vendimit për shkarkim

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 18:31

    Autor: Mirlind Behluli


    Ngadhnjim Makolli vitin e kaluar ishte shkarkuar nga pozita e konsullit të Kosovës në Australi. Por, Makolli në rrugë ligjore kishte deponuar kërkesën për rishikim të vendimit të marrë nga ish-ministri i MPJD-së, Glauk Konjufca, duke kërkuar anulim të tij. E kërkesa e tij, e cila nuk u refuzua kurrë nga MPJD, ish-konsulli thotë të jetë aprovuar në heshtje në tërësi.


    Vitin e kaluar me vendim të Glauk Konjufcës, atëbotë ministër i Ministrisë së Jashtme, kishte vendim që Ngadhjim Makolli për ta shkarkuar nga pozita e konsullit të Kosovës në Kanbera të Australisë.

    Por, me këtë vendim nuk ishte pajtuar Makolli, i cili në qershor të 2020-tës i kishte dërguar ministres Meliza Haradinaj-Stublla kërkesën për ta rishikuar vendimin e paraardhësit të saj.

    Në kërkesën e tij, Makolli kishte argumentuar se atij i janë cenuar liritë dhe të drejtat themelore kur u shkarkuar nga pozita që mbante në diplomacinë kosovare dhe se vendimi ishte qartazi arbitrar e joligjor.

    Ish-diplomati kosovar i kishte kërkuar ish-ministres Haradinaj-Stublla të anulonte vendimin e Konjufcës.

    Makolli për Reporteri.net se ai konsideron që kërkesa i është aprovuar në heshtje.

    “Për kërkesës time të datës 15.06.2020 asnjëherë nuk ka pranuar përgjigje qoftë refuzim, pranim apo edhe njoftim për shtyerje të afatit për përgjigje. Si rezultat i këtij rezufimi në bazë të ligjit për procedurën administrative kërkesa ime është aprovuar në hëshje në tërësi, si dhe Ministria obligohet që të më lëshon vërtetim për aprovim të kërkesës në heshtje në bazë të ligjit të Procedurës administrative. Duke parë që ministria po heziton të zbatoj ligjin i jam drejtuar Ministres, Sekretarit me kërkesë për lëshim të vërtetimit, por kam pranuar një përgjigje nga zyra e personelit( që nuk është organ kompetent për këtë) që lënda ime është trajtuar më herët”, tha Makolli.

    E përgjigja nga ish-ministrja Haradinaj-Stublla nuk erdhi kurrë.

    Të njëjtën kërkesë Makolli i ka dërguar edhe ministres aktuale të MPJD-së, Donika Gërvalla, në muajin prill, të cilën e ka ripërseritur edhe në muajin maj, pasiqë kjo e fundit është i vetmi organ kompetent për këtë lloj procedure në këtë kontest ligjor.

    “Me datë 18/05/2021 kam bërë kërkesën e dytë për lëshim të vërtetimit të Aprovimit të kërkesës time heshtje, ku i jam drejtuar Ministres znj. Gervalla, Sekretarit të Ministrisë, z. Shkelzen Morinës, si dhe i kam dërgu shkresë për ta njoftuar Kryeministrin. Duhet cekur që pasi që arkivistja e Ministrisë refuzonte të pranoj kërkesën time në mënyrë zyrtare (gjë edhe kjo e kundërligjshme), të njëjtën kërkesë e kam dorëzuar me POSTË”, tha Makolli për Reporteri.net.

    E njëjtë si paraardhësja e saj, ka vepruar edhe Ministrja Gërvalla, e cila ndonëse kanë kaluar gati një muaj nga parashtrimi i parë i kërkesës, ende nuk ka lëshuar konfirmimin për kthimin në punë të Makollit.

    As kabineti i ministres Gërvalla e as MPJD nuk i është përgjigjur as pyetjeve të Reporteri.net nëse do të përgjigjen në kërkesën q ëish-diplomati kosovar ka për këtë institucion.

    Ligji për Procedurën e Përgjithshme Administrative parsheh aprovimin e tërësishëm të kërkesës së palës nëse organi publik nuk e njofton palën për shtyerjen ose për aktin brenda afatit të shtyrë.

    Për gjithë këto është në dijeni edhe kryeminsitri aktual, Albin Kurti, të cilit Makolli i ka kërkuar të përmbushë premtimin e tij për zbatim të ligjshmërisë.

    Makolli paralajmëron të padisë MPJD në rast se vërtetimi për kthimin në punë nuk i lëshohet.

    “Tani jam në pritje që ministrja të reflektojë dhe të më lëshon vertëtimin, por në rast që mosveprimit

    atëhere do të ndjeki procedurat ligjore. Pra do të vazhdojë më padi, por njëkohësisht do të bëjë kallxim penal ndaj personave që nuk kan vepruar, përfshirë edhe arkivisten e cila refuzonte të pranonte kërkesën gjë e cila është plotësisht joligjore”, tha Makolli.

    Ish-konsulli i Kosovës tashmë i ka shkruar Avokatit të Popullit, Naim Qelaj, duke e informuar për ato që ai i llogaritë si shkelje të të drejtave të njeriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!