Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, me ftesë të sekretarit Antony Blinken, po merr pjesë në “Summit of the Americas” në ShBA.
Pas takimit me sekretarin Blinken, Gërvalla ka njoftuar se ka takuar edhe kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Ministrja tha se me Pelosin ka shkëmbyer pikëpamje lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe Evropë teksa është shprehur falënderuese ndaj saj për mbështetjen e treguar në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-ShBA.
“Pata mundësinë që të shkëmbej pikëpamjet mbi sigurinë në Kosovë dhe Evropë me @SpeakerPelosi gjatë #SummitAmericas. Mirënjohëse ndaj saj për përkushtimin dhe mbështetjen në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-ve”, shkroi Ministrja Gërvalla në Twitter.
Had a great opportunity to exchange views on the current security situation in Europe and Kosova w/@SpeakerPelosi during the #SummitAmericas. Grateful for her commitment and support to strengthening the partnership between??and?? pic.twitter.com/P2Iyydn4ZS
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 11, 2022
Ndryshe, Gërvalla dje është takuar edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Ajo ka njoftuar se me Blinkenin kanë diskutuar rreth së ardhmes euroatlantike të Kosovës.
“Shumë e inkurajuar nga një shkëmbim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me sekretarin e shteteve të ShBA-së, Anthony Blinken, për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Do të ketë gjithmonë një lidhje të veçantë ShBA – Kosovë. Nuk mund të kishim një mik më të vërtetë! Faleminderit, Anthony Blinken”, shkroi Gërvalla. /Reporteri.net/.
Very encouraged by a trustful, meaningful and cordial exchange with ?? @SecBlinken about security and cooperation in the Balkans and the Euro-Atlantic future of Kosova. There will always be a special ?? – ?? bond – we couldn’t have a truer friend! Thank you, Anthony Blinken. pic.twitter.com/YhjYdBReB1
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 10, 2022