×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Hajdari: Ka rezerva të mjaftueshme shtetërore

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 15:07

    Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se pas masave të fundit të marra nga Qeveria e Kosovës lidhur me Koronavirusin janë nxjerr vendime nga dikasteri që ajo drejton, si urdhëresa për menaxhimin të mosarritjes së çmimeve.


    Ajo në një konferencë për media ka thënë se kjo çështje deri tash është menaxhuar mirë.

    “Kemi raportime dy herë në ditë nga Inspektorati i Tregut të Punës. Kemi bashkëpunim me Departamentin e Rezervave Shtetërore që është duke u konsideruar nga ministri i Financave pas miratimit të buxhetit”.

    “Jemi në kontakt me Departamentin e Rezervave Shtetërore. Situata është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik. Nuk duhet të ketë panik por duhet të ketë kujdes. Është me rëndësi që ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime publike të funksionojnë. Jemi në kontakt me KEDS, KEK, KOST, të kompanitë ujit dhe poashtu me bizneset. Ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime komunale të kryejnë obligimet”.

    Hajdari ka thënë se Kosova i ka të mjaftueshme rezervat shtetërore.

    “Nëse paguhen rrogat duhet të kryhen obligimet. I konfirmoj qytetarët se rezervat shtetërore ruhen ne depot tona; gruri, mallrat agroushqimore, nafta dhe barnat. Nga Inspektorati i Tregut marrim informatën se situata është në kontroll – kemi ushqime dhe rezerva të mjaftueshme”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!