×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu: Asnjëherë pishman s’i bijmë për gazin lotsjellës brenda e jashtë Kuvendit

    Reporteri
    07 Korrik 2022 | 14:59

    Përplasje në Kuvend ka pasur mes Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe  ish-drejtorit të policisë së Kosovës, Rashit Qalajt, tashmë deputet i PDK-së.

    Duke iu përgjigjur deklaratave të opozitës për “hakmarrje politike”, Haxhiu tha se ka pas tendenca të tilla në të kaluarën, duke përmendur faktin se ishte tentuar që LVV-ja të shpallej organizatë e paligjshme.

    Këtu ajo përmendi ish-drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj dhe ish-kryeprokurorin Sylë Hoxha.

    Pas kësaj ka replikuar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj i cili kërkoi nga ministrja Haxhiu që të ketë kujdes me deklarimet.

    Qalaj i tha Haxhiut që deklaratat e saj paraprake janë të pabaza, duke i ditur sjelljet e saj dhe të partisë që ajo përfaqëson brenda Kuvendit të Kosovës.

    ”Për veprimet tona ne jemi përgjigj përpara ligjit, pavarësisht se kanë qenë politike ne jemi dënu nga gjykatat për ato. Dhe asnjëherë pishman si bijmë për gazin lotsjellës, sepse kanë qenë veprime politike, sepse pikërisht falë asaj rezistence në kuvend dhe jashtë kuvendit, sot nuk e kemi Zajednicën”, u shpreh Ministrja Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!