×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu: Dhuna në familje alarm për institucionet dhe shoqërinë, kemi nisur një fushatë sensibilizuese

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 21:11

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërsa ka folur për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ka thënë se dhuna në familje është një alarm për institucionet dhe shoqërinë.


    Ajo ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet ta gjejnë të dyshuarin për vrasjen e vajzës së re nga Ferizaji, dhe i njejti të marrë dënimin e merituar.

    “Në raport me këtë rast të rëndë, unë së pari uroj që institucionet e drejtësisë të gjejnë të dyshuarin kryesor në mënyrë që të njëjtit të marrin dënimin e merituar”, tha ajo në RTV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka bërë të ditur se kanë nisur një fushatë sensibilizuese për dhunën në familje.

    Ministrja Haxhiu më tej ka pohuar se është e shqetësuar për pandëshkueshmërinë e vazhdueshme të personave që kanë vepra të ndryshme, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka thënë sot në një konferencë për media se i dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, Dardan K. i cili ende është në arrati kohë më parë ka qenë në paraburgim për sulm ndaj një zyrtari policor.

    Kujtojmë se dje në emergjencën e spitalit është sjellë pa shenja jete një vajzë e moshës 18 vjeçare.

    Dy persona të dyshuar, pasi kanë sjellë në spital viktimën, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dje. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!