Pas ngritjes së aktakuzës për krimet dhe dhunimit gjatë luftës në Kosovë Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Z.V. për vepër penale Krimet e luftës kundër popullsisë civile dhe Dhunimit gjatë luftës në Kosovë.
Si lajm të mirë e ka vlerësuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. “Lajm shumë i mirë që Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për krime kundër njerëzimit dhe dhunimit gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.
Ajo tha se është koha e fundit që krimet e luftës të adresohen. “Kriminelët duhet të dalin para drejtësisë!”, ka theksuar Haxhiu
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.