×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu “mburret” me Kurtin, i bën foto gjatë fjalimit e buzëqesh

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 23:53

    Diskutimi i nisur në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës së ditës së sotme nuk shkoi pa debate mes partisë në pushtet dhe opozitës.

    Kërkesa e Kurtit për bashkëpunim me opozitën për arrestimin e qytetarëve që sipas tij janë pjesë e grupeve kriminale në veri, iu kthye mbrapshtë nga liderët e partive LDK dhe PDK.

    Teksa Kurti po replikonte me Abdixhikun e Krasniqin, vëmendjen e mori ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Ajo shihet plot zell teksa e xhiron Kurtin kur debaton, madje e njëjta edhe buzëqesh kohë pas kohe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!