×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu për gjuhën e Mentor Shalës: Seksistët nuk e kanë vendin në institucione

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 19:47

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për gjuhën fyese që e ka përdorur zëvendës drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili.


    Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se seksistët nuk kanë vend në institucione.

    “Gjuha seksiste është e papranueshme e sidomos kur ajo përdoret nga personat që punojnë në institucione publike dhe paguhen nga taksat e qytetarëve. Seksistët nuk e kanë vendin në institucione!”, ka shkruar Haxhiu.

    Të enjten, deputetja Kica-Xhelili në një emision kishte deklaruar se në momentin kur në një komision parlamentar qe përmendur emri i Shalës, RTK-ja ka ndërprerë transmetimin direkt të mbledhjes. Pas kësaj, një ditë më pas, Shala iu përgjigj asaj duke e fyer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!