Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të raportojë sot për marrëveshjen në mes të Kosovës dhe institucioneve të Danimarkës për lëshimin në përdorim të burgut të Gjilanit.
Haxhiu do të flas pata deputetëve të Kuvendit që janë pjesë e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Mbledhja, në të cilën do të raportojë Haxhiu do të fillojë nga ora 13:00.
Rendi i plotë i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 22.10.2021;
3. Raportimi i Ministres së Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu në lidhje me marrëveshjen në mes të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës;
4. Shqyrtimi i draftit të Rregullores së punës së Kuvendit i hartuar nga grupi punues;
5. Të ndryshme;
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.