×
  • Lajme
  • Lajme / 7 Marsi

    Ministrja Nagavci falënderon mësimdhënësit në ditën e tyre

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 9:15

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar të gjithë mësimdhënësit në ditën e tyre, përcjell Reporteri.net. 

    Ajo ndër të tjera i falënderoi për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tyre.

    “Të dashur mësimdhënës, Urime Dita e mësuesit! Në këtë ditë të rëndësishme, ju falënderoj për punën dhe përkushtimin tuaj në arsimimin e brezave të rinj. Roli juaj në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë”, shkroi Nagavci në Facebook.

    “Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë”.

    Më tutje, ministrja tha se prioritet i ministrisë mbetet përmirësimi i cilësisë së arsimit.

    “Prioriteti ynë si Ministri e Arsimit është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike. Andaj, jemi duke punuar në shumë drejtime për të avancuar pozitën e mësimdhënësit dhe për të ofruar kushte e politika arsimore që garantojnë mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore”.

    Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!