×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Nagavci ngatërron flamurin austriak me atë të Danimarkës

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 17:41
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

    Ministrave të Qeverisë Kurti II nuk po u ecë mbarë me njoftimet në rrjete sociale për takime më zyrtarë të huaj. Pas ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila në disa raste ka ngatërruar flamujt e shteteve, të njëjtin gabim sot e ka bërë edhe ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci.


    Në një njoftim në “twitter” për takimin me homologun e saj austriak, Heinz Faßmann, në vend të flamurit austriak ka vendosur atë të Danimarkës.

    Megjithatë postimi i publikuar nga Nagavci me flamurin e Danimarkës është fshirë dhe është publikuar i riu me flamurin e austriak.

    “Pata kënaqësinë të takohem me homologun austriak, ministrin Heinz Fasmann. Ne shkëmbyem qëndrimet tona për rëndësinë e reformave në arsimin e lartë dhe u pajtuam që të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të Austrisë dhe Kosovës në të gjitha nivelet e arsimit”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!