Gjatë ditës ishte raportuar se procesi i mësimit mund të shtyhet për datën 13 shtator, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
E lidhur me këtë është deklaruar ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.
Nagavci tha se nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor.
Ajo theksoi se në mbledhjes e radhës të qeverisë pritet të diskutohen edhe masat e reja kundër COVID-19.
E para e arsimit shtoi se do të respektohen rekomandimet e institucioneve kompetente.
“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet ditët në vijim, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë, pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19. Natyrisht, ne do të respektojmë rekomandimet e institucioneve kompetente”, tha Nagavci për Klan Kosova
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.