×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja në largim e Drejtësisë thotë disa fjalë pasi u rrëzua Qeveria

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 0:00

    Ministrja në largim e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të rikthehen edhe më të fuqishëm, derisa shton se LDK-ja iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite


    Qeveria Kurti sot u rrëzua përmes mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja.

    “Më 6 tetor, ju na dhatë mbështetjen për të qeverisur me vendin. Që nga 3 shkurti, ditën kur u votua Qeveria, ne kemi punuar pa u ndalur për të jetësuar programin e zotimet tona, me ndershmëri e përkushtim”, ka shkruar Haxhiu.

    Tutje ajo ka shtuar se Qeveria u rrëzua nga plani ndërmjet Thaçit e Mustafës.

    “Sot, Qeveria u rrëzua me mocionin e PLANifikuar nga Thaçi&Mustafa. LDK, sikur edhe herëve të tjera, iu rikthye gjirit të vjetër, iu rikthye atyre që e zhvatën shtetin që 20 vite. Ndryshimet që i nisëm për shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik e mirëqenien, arsimin e shëndetësinë, na lanë në gjysmë, LDK tradhtoi besimin e qytetarëve”, ka thënë ajo.

    Megjithatë, ajo thekson se do të rikthehen edhe më fuqishëm.

    “Të dashur qytetarë, mos u dëshpëroni sepse ky shtet do të bëhet dhe do rikthehemi edhe më fuqishëm edhe më të fortë dhe atë shumë shpejt dhe do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur”, ka shkruar Haxhiu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!