×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Rizvanolli paralajmëron se mund të kthehen reduktimet e rrymës në Kosovë

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 13:01

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka thënë se brenda tre vjetësh do të arrihet kapacitet deri në 500 megavatë të energjisë së ripërtëritshme, duke i shtuar kapacitetet e energjisë diellore.

    Mirëpo, Rizvanolli e ka paralajmëruar mundësinë e kthimit të reduktimeve të rrymës në Kosovë.

    “Nuk jam e informuar që ka reduktime për shkak të mungesës së energjisë elektrike, mund të ketë për investime ose rregullime të rrjetit. Por duhet qartësuar që në gjendjen që e kemi aktualisht, për shkak të situatës së krijuar nga masa e përkohshme, mund të vijmë te destabilizimi ose reduktimet në momentin që do të kemi nevojë për import. Është shqetësim që e kanë ngritur operatorët e tregut”, ka thënë Rizvanolli.

    Rizvaolli ka folur edhe për pezullimin e tarifave të shtrenjta me vendim fillimit të Themelore, e pastaj edhe të Apelit. Ministrja ka thënë se vendimi nuk i ka shpallur tarifat të paligjshme, por ka shtyrë zbatimin e vendimit.

    “Janë pezulluar tarifat, edhe pas vendimit të Themelores dhe Apelit. ZRRE përgjegjëse për rregullimin e tregut, duhet të japin sqarimet e duhura. Vendimet e gjykatës kanë sjellë paqartësi, ZRRE është duke e trajtuar. Unë mund të them nga perspektiva e Ministrisë së Ekonomisë, është se kjo çështje do të ketë zgjidhje sa më shpejt që është e mundur. Vendimi nuk i ka shpallur tarifat të paligjshme, por ka shtyrë zbatimin e vendimit. Shpresoj shumë, që ky vendim të merret sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Rizvanolli.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!