Ministrja në detyrë e Arsimit Hykmete Bajrami është deklaruar në lidhje me pritjet e LDK-së rreth vendimit të Kushtetueses rreth emrit të mandatarit për formimin e qeverisë së re.
Sipas Bajramit, LDK-ja nuk ka bërë kërcënime apo presione ndaj Kushtetueses rreth marrjes së vendimit për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.
“Askush deri më sot nuk e ka ngritur pyetjen nëse LDK-ja do ta respektojë vendimin e Kushtetuese, pasi kjo parti, pavarësisht vendimit, do ta respektojë atë”, tha Bajrami në RTV 21.
Duke folur rreth mundësisë që të jetë serish ministre e Arsimit në qeverinë e re, Bajrami ka thënë se nuk mund të pohojë apo mohojë një gjë të tillë për momentin.
Ndërsa rreth mbajtjes së testit të arritshmërisë dhe maturës, ajo ka thënë se ende nuk ka data të sakta, pasi gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike në vend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.