×
  • Lajme
  • Lajme / Lista

    MINT u heq certifikatën edhe 15 bizneseve tjera, në mesin e tyre edhe “Devolli Group” dhe “Vitaland” të Blerim Devollit

    Reporteri
    08 Gusht 2023 | 20:36

    Ministria e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ua ka shfuqizuar certifikatat e edhe 15 bizneseve të tjera. Në mesin e tyre janë edhe “Devolli Group”,  “Vitaland” dhe “GLOBOSOS SH.P.K”, që janë në pronësi të Blerim Devollit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Biznesi “Vitaland” është i regjistruar në emër të vajzës së tij, Jona Devolli. Blerim Devolli ka hise edhe në biznesin “The Bussines Club”, të cilit i është shfuqizuar certifikata poashtu.

    Sipas njoftimit të MINT, “shoqëritë tregtare gjatë regjistrimit të tyre kanë dorëzuar dokumente me përmbajtje në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.”

    “Këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija,”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj”, thuhet në njoftim.

    Ministria ka paralajmëruar se “shfuqizimi i certifikatave të shoqërive tregtare, që janë identifikuar me shkelje të njëjta apo të ngjashme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.”

    Vendimi për heqjen e këtyre 15 certifikatave vjen disa javë pasi në mënyrë arbitrare me një vendim të ngjashëm, MINT sulmoi median Klan Kosova. Rasti tani është në Gjykatën Komerciale.

    Lista e bizneseve që u është shfuqizuar certifikata:

    -BOMEK SH.P.K.

    -LENSIA SH.P.K. ( me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C )

    -MAP SH.P.K.

    -MTS D.O.O.

    -NDERTIMI FI 6285 92 SH.A-

    THE BUSINESS CLUB L.L.C

    -LIRIAN CARS L.L.C

    -BUS SOFTËARE SH.P.K

    -GLOBOSOS SH.P.K

    -AGENCY S&E SH.P.K

    -DEVOLLI GROUP SH.P.K

    -VITALAND LL.C

    -BEYOND SH.P.K

    -ELBA PARTNERS L.L.C

    -PITE KATUNI SH.P.K

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!