×
  • Lajme
  • Lajme

    Minutat vendimtarë për shtetet e rëndësishme në garën presidenciale

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 2:16

    Qendrat e votimit në shumicën e shteteve amerikane tani janë mbyllur, përfshirë ato në shtetet kyçe të Karolinës Veriore dhe Georgias.

    Harris dhe Trump kanë siguruar fitoret e hershme në disa shtete lindore, teksa votuesit në perëndim të SHBA-së po vazhdojnë të votojnë

    Rezultatet në Georgia mund të dalin në më pak se një orë, ndonëse rezultatet e para tregojnë se republikanët mund ta kthejnë këtë shtet që e kishin humbur më 2020.

    Disa shtete të tjera do t’i mbyllin qendrat e votimit në dy orët e ardhshme, përfshirë shtetet luhatëse dhe të rëndësishme si Pennsylvania, Michigan, Arizona dhe Wisconsin.

    Nga 52 shtete amerikane, 44 zakonisht janë të përcaktuara se për cilin kandidat të cilës parti votojnë nëf zgjedhjet presidenciale.

    Mirëpo janë, kryesisht, tetë të tjera të cilat quhen shtete të lëkundshme dhe herë ia japin votën njërës parti, e herë tjetrës.

    Nga 538 vota elektorale, këto i bartin 123 sosh, dhe janë pikërisht këto shtete, votat elektorale të së cilave e vendosin fituesin e zgjedhjeve presidenciale.

    Më poshtë i gjeni votat që bartin këto shtete:

    Floria ka 30 vota elektorale

    Wisconsin ka 10 vota elektorale

    Micigan ka 15 vota elektorale

    Pensilvania ka 19 vota elektorale

    Nevada ka 6 vota elektorale

    Arizona ka 11 vota elektorale

    Karolina e Veriut i ka 16 vota

    Georgia i ka 16 vota elektorale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!