×
  • Lajme
  • Lajme / Takime

    “Miqësi e përjetshme”, “Të rritim bashkëpunimin”, krejt çka tha Osmani pasi takoi zëvendëspresidenten Harris dhe këshilltarin Sullivan

    Reporteri
    16 Qershor 2024 | 22:53

    Prsidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të Paqes për Ukrainën në Zvicër ka takuar dy zyrtarë tejet të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zëvendëspresidenten Kamala Harris,  Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, dhe ambasadorin Michael Carpenter-Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, shkruan Reporteri.net.

    Pas takimit që zhvilloi të shtunën me zëvendëspresidenten Harris, presidentja Osmani tha se asaj i përcolli mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme.

    “Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. 🇽🇰🇺🇸 I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Kurse pas takimit që zhvilloi sot me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan, dhe ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, Osmani tha se kanë biseduar për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë.

    “Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë. 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar ajo.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!