×
  • Lajme
  • Lajme

    Miqtë në Vushtrri “i hyjnë dru” dhëndrit, rrahet nga tre prej tyre

    Reporteri
    28 Gusht 2021 | 9:28

    Policia e Kosovës ka raportuar për një rast dhune që ka ndodhur në Vushtrri.


    Sipas Policisë, tre persona kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre, shkruan Reporteri.net.

    Nuk bëhet e ditur nëse i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

    “Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre. I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thekson raporti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!