×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohen nga Qeveria ndryshimet në buxhet për vitin 2020

    Reporteri
    17 Qershor 2020 | 17:14

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në prezantimin e ndryshimeve ka thënë që sfida e pandemisë Covid-19 ka detyruar ndryshime dhe rishikim të buxhetit për të adresuar këtë çështje.


    Sipas saj, nuk është larguar asnjë projekt fillestar dhe se kursimet do të kthehen në proceset e ardhshme buxhetore.

    “Buxheti reflekton prioritetet që dalin nga programi i Qeverisë”, ka thënë ajo.

    Ajo ka shtuar se më 2020 pritet të ketë rënie ekonomike, ndërsa ka theksuar se presin rritje më 2021, me 5 për qind.

    “Të hyrat buxhetore më 2020 në total mbi 1 miliard e 788 milionë euro presim një rënie prej 5 për qind. Me kthimin e rritjes ekonomike presim që më 2021 të kemi edhe rritje të të hyrave. Shpenzimet buxhetore presim që të jenë 2 miliardë e 620 milionë. Deficiti i buxhetit pritet të jetë 6.5 për qind e bruto produktit vendor”, ka shtuar ajo.

    Bajrami ka bërë të ditur se Ministrisë së Tregtisë i janë kthyer disa fonde të marra nga Ministria e Ambientit, ndërsa Ministrisë së Punëve të Jashtme i është shtuar buxheti prej dy milionë eurosh. 1.4 milionë euro i janë shtuar Ministrisë së Punës, ndërsa ka theksuar se janë shtuar edhe 336 mijë euro për pagesën e qirasë për Ministrinë e Bujqësisë. Është shtuar edhe shuma prej 400 mijë eurosh për Ministrinë e Kulturës.

    Ndryshimet në buxhet tani kërkojnë miratimin e Kuvendit të Kosovës.

    Qeveria Hoti ka premtuar 1,2 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike në vitet 2020 dhe 2021.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar ndryshimet e propozuara për ndarjen buxhetore për vitin 2020.

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në prezantimin e ndryshimeve ka thënë që sfida e pandemisë Covid-19 ka detyruar ndryshime dhe rishikim të buxhetit për të adresuar këtë çështje.

    Sipas saj, nuk është larguar asnjë projekt fillestar dhe se kursimet do të kthehen në proceset e ardhshme buxhetore.

    “Buxheti reflekton prioritetet që dalin nga programi i Qeverisë”, ka thënë ajo.

    Në vitin 2020 pritet të ketë rënie ekonomike, ndërsa ka theksuar se presin rritje më 2021, me 5 për qind.

    “Të hyrat buxhetore më 2020 në total mbi 1 miliard e 788 milionë euro presim një rënie prej 5 për qind. Me kthimin e rritjes ekonomike presim që më 2021 të kemi edhe rritje të të hyrave. Shpenzimet buxhetore presim që të jenë 2 miliardë e 620 milionë. Deficiti i buxhetit pritet të jetë 6.5 për qind e bruto produktit vendor”, ka shtuar ajo.

    Bajrami ka bërë të ditur se Ministrisë së Tregtisë i janë kthyer disa fonde të marra nga Ministria e Ambientit, ndërsa Ministrisë së Punëve të Jashtme i është shtuar buxheti prej dy milionë eurosh. 1.4 milionë euro i janë shtuar Ministrisë së Punës, ndërsa ka theksuar se janë shtuar edhe 336 mijë euro për pagesën e qirasë për Ministrinë e Bujqësisë. Është shtuar edhe shuma prej 400 mijë eurosh për Ministrinë e Kulturës.

    Ndryshimet në buxhet tani kërkojnë miratimin e Kuvendit të Kosovës.

    Qeveria Hoti ka premtuar 1,2 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomike në vitet 2020 dhe 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!