Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar marrëveshjen me Danimarkën për Shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me Qëllim të Ekzekutimit të dënimeve daneze.
Traktati, i nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe më 16 maj 2022 në Kopenhagë, synon të përmirësojë kapacitetet dhe bashkëpunimin në fushën e drejtësisë penale midis Kosovës dhe Danimarkës.
Qeveria e Kosovës ka theksuar rëndësinë e këtij traktati, duke theksuar se ai do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe do të ndihmojë në menaxhimin më efikas të dënimeve penale.
Institucioni Korrektues në Gjilan do të përdoret për të vuajtur dënimet e shtetasve danezë, duke lehtësuar kështu presionin mbi sistemin korrektues të Danimarkës dhe duke siguruar kushte të përshtatshme për të burgosurit.
Kujtojmë Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 16 maj nuk e kishte kaluar marrëveshjen me Danimarkën për burgje. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.