Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës është votuar rregullorja e çmimeve për vendparkingje.
Vendparkingjet janë ndarë në tre zona si dhe janë vendosur çmimet për orë.
Zona 1: 1 euro për 2 orë.
Zona 2: 50 cent tre orë dhe
Zona 3: 30 cent 3 orë.
Faza testuese do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2020 dhe do të zgjasë për gjashtë muaj dhe do të jetë funksional nga ora 07:00 e mëngjesit deri në 00:00.
Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se me vendimin e marrë sot synojnë që ta zvogëlojnë qarkullimin qendrës së qytetit, duke kërkuar që prioritet të jetë qarkullimi me transportin publik apo me biçikleta, transmeton Eo.
Kuvendi Komunal i Prishtinës me 26 vota për dhe asnjë kundër ka marrë vendimin për lënie në shqyrtim publik të projekt dokumentit të planit rregullues të hollësishëm për zonën te Fakulteti Teknik në lagjen “Bregu i Diellit”.
Kryetari Ahmeti, deklaroi se Universiteti i Prishtinës ka nevojë për hapësirë tjetër, pasi siç tha ai në qendër nuk ka tjetër mundësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.