×
  • Lajme
  • Lajme

    Mirena për kërkesën e Fitore Pacollit për kontrollë të mediave: Veç e ka lexu çka i kanë shkru partia

    Reporteri
    14 Korrik 2022 | 15:02

    Gazetari Ilir Mirena ka reaguar ndaj deklaratës të deputetes, Fitore Pacolli sot në Kuvend, ku kërkoi nga Qeveria e Kuvendi të merren masa dhe kontroll ndaj mediave. 

    Mirena përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se ky qëndrim nuk është i Pacollit por i, siç e quajti ai, regjimit të Kurtit. Sipas tij kjo e fundit vetëm e ka lexuar atë që ia ka dhënë partia.

    “Nuk ka fol Fitore Pacolli, ka fol regjimi i Kurtit. Kjo vetem ka lexu ate qe ia ka dhene partia. Faqen e shpifjve dhe lajmeve te rrejshme qe e menaxhon vllau yt, “me kryeministrin” qysh po ju shkon? E facebook’un, instagramin, youtube’in, tiktok’un, twitter’in, a doni me provu me i ndalu si disa prej tyre ne Rusi e Kine?”, ka shkruar Mirena në facebook.

    Fitore Pacolli e hupë kontrollën, i kërkon Qeverisë e Kuvendit të marrin masa ndaj mediave

    Ndërkohë, drejtori i Periskopi-t e përmendi edhe rastin e ish-presidentit amerikan, Donald Trump që shante e fyente mediat por që në fund humbi edhe karrigen e presidentit.

    “Duke kerkuar fajtorin tek mediat dhe duke sulmuar ato, kjo nuk thote asgje per mediat, kjo thote shume per krizen, perçarjen dhe panikun qe iu ka perfshi, ne parti, ne qeveri e ne grup parlamentar. Edhe Donald Trump lufte te madhe iu pat shpall mediave, shante e ofendonte gazetaret live ne konferenca per media, por…”, shkruan Mirena në facebook.

    Ndryshe, sot në Kuvend, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo që ka pushtetin absolut sot në Kosovë, Fitore Pacolli, gjatë fjalës së saj, ka bërë thirrje qe Kuvendi dhe Qeveria të marrin masa ndaj mediave në Kosovë, meqë sipas saj, në raportin e Parlamentit Evropian thuhet që “kohëve të fundit janë vërejtur investime të mëdha private në media”.

    Siç pretendon Pacolli në fjalën e saj në Kuvend, ky raport thotë se përmes investimeve të tilla private është rritur edhe mundësia e ndikimit në disa mediume kryesore në vend dhe në ato online.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!