×
  • Lajme
  • Lajme / Skandali me subvencione

    “Mish me bollëk”, Pecit i del fotografia me përfituesin e subvencionit prej 100 mijë eurosh

    Reporteri
    28 Maj 2025 | 14:13

    “As s’e di kush aplikon”, kishte deklaruar tashmë Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci kur i ishte përgjigjur akuzave në lidhje me përfitimin e granteve ku favorizoheshin familjarë të njerëzve në pushtet, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, një deklaratë e tillë s’po rezulton e saktë.

    Krahas njohjes, Peci duket të ketë ngrënë e pirë me disa prej tyre.

    Në një fotografi të gushtit 2024, ku Peci shihet nën shoqërinë e disa personave në një darkë duke ngrënë mish.

    Në këtë rast bëhet fjalë për Femi Jerliun, një nga personat në këtë drekë/darkë me Pecin, e gruaja e të cilit, Sanije Jerliu ka aplikuar dhe ka përfituar grantin 100 mijë eurosh në AZHB për “Investime në blerjen e makinerive bujqësore”.

    I njëjti ka thënë se fotoja që është bërë me Pecin është në fund të vitit 2024, ndërsa granti është marrë në fillim të vitit 2023, nën arsyetimin se kjo drekë kishte ndodhur një vit e gjysmë më vonë.

    “Grantin e kemi marrë në fillim të vitit 2023, ndërsa ministrin e kemi pasë për drekë pas një vizite që e ka bërë në fermën tonë. Pra, është rreth një vit e gjysmë pas dhënies së grantit”, ka deklaruar ai për Periskopin.

    Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Faton Peci ia kishte ndarë 100 mijë euro në formë granti vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit, për një shtallë.

    Duke mos mjaftuar për vëllain, një 100 mijëshe i ishte ndarë edhe dajës së saj, Sylejman Islami.

    Por, krahas tyre, kjo Ministri ia kishte ndarë 100 mijë euro edhe këshilltarit të Ministrit, Naim Huruglicës.

    Por, nuk mbaron me kaq.

    50 mijë tjera i janë ndarë një bashkëpartiakut të tij për ndërtimin e disa villave, Bahtijar Berishës, në projektin mbi 84 mijë euro për ndërtimin e tri vilave në Komunën e Dragashit.

    /Reporteri.net/

    100 mijë Euro vëllait të Fitore Pacollit për stallë, 50 mijë Euro bashkëpartiakut për villa – Peci e hap “thesin e parave” në fund të mandatit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!